NASA paralajmëron: Një asteroid do të kalojë sot afër Tokës
Një asteroid i madh sot pritet të kalojë afër Tokës, në një distancë prej 1.8 milionë kilometrave, por pa gjasë për ndikim, kanë thënë shkencëtarët e agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA.
Ky asteroid, megjthqë dy herë më reflektues së Hëna, nuk do të jetë i dukshëm në sytë e njerëzve. Vetëm ata që janë të pajisur me teleskop shtëpiak mund ta shohin atë për një ose dy netë, shkruan rel.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se asteroidi me emrin 2014-J025, do të jetë më së afërti Tokës për së paku 500 vitet e ardhshme.