Ndërmjetësimi i detyrueshëm – Mosmarrëveshjet deri në 1 milion lekë, jo më në gjykata

Mosmarrëveshjet e vogla kontraktuale apo pasurore me vlerë deri në 1 milionë lekë nuk do të zgjidhen më nga gjykatat, por nga ndërmjetësit ligjorë të licencuar. Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësuesve, Drita Avdyli, thotë se Kuvendi ka marrë në shqyrtim propozimin që këto çështje t’i nënshtrohen ndërmjetësimit të detyrueshëm ligjor. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje me karakter pasuror që lidhen me të drejtat e pronësisë, mospërmbushjet e detyrimeve kontraktore, si dhe ato që kanë si objekt shpërblimin e dëmit jashtë kontraktor.

“Me miratimin e kësaj pike të nenin, kufiri 10 milionë lekë të vjetra, tregon që të gjithë rastet deri në 10 milionë, sekretaria e gjykatës duhet mos t’i pranojë, por direkt t’i kalojë në ndërmjetësim. Ne jemi tek çështjet familjare, civile, të pronës, të punës, por edhe tek proceset penale, por vetëm në ato nene ku ne na lejon ligji apo Kodi i Procedurës Penale”, tha Avdyli.

Avdyli thotë se ndërmjetësimi i detyrueshëm do ulë kostot gjyqësore për qytetarët, do të shmangë pagesat e shtrenjta të avokatëve, por edhe do të ulë korrupsionin në gjyqësor.

“Për herë të parë në ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile që hyjnë në fuqi në 1 Nëntor, ndërmjetësimi është bërë pjesë e proceseve gjyqësore. Sigurisht kemi shfryrje të proceseve gjyqësore, do të thotë kemi një gjykatë më pak të ngarkuar. Janë rritur tarifat qoftë edhe të regjistrimit të çështjeve në gjykatë. Do të thotë që tek ne nuk ka tarifa për regjistrime, dhe pse jo ulet dhe korrupsioni në gjykatë. Nuk ka më këtë kalvarin e gjatë të mundimit të personave që kanë nevojë për shërbimin tonë, por pse jo ulim shumë edhe koston kohore”, theksoi Avdyli.

Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësuesve thotë se rritja e numrit të çështjeve do hapë mundësinë për aplikime të reja për këtë profesion, ku do mund të konkurrojnë edhe qytetarë që nuk zotërojnë diplomën e juridikut.

/SCAN

SHKARKO APP