Ndihma për 10 kopshte në Tiranë
Disa muaj më parë kompania, Schneider Electric përmbushi 10 vjet aktivitet në Shqipëri. Zgjedhja për të realizuar festimet për këtë përvjetor ishte tërësisht e veçantë.
Për më tepër foto klikoni këtu
“Celebrate through Action”
Kompania vendosi të festojë duke vepruar apo “Celebrate through Action”.
Aktiviteti që u ndërmorr ishte në sinkron me kulturën e kompanisë lidhur me përgjegjësinë sociale. Kjo pjesë kulture e derivuar ndër vite tenton të bëjë jetën e njerëzve më të thjeshtë dhe më të qëndrueshme, duke nxitur investime në projekte për efikasitetin e energjisë.
Konkretisht, angazhimi i Schneider Electric u realizua duke iu bashkuar nismës së Bashkisë Tiranë, “Adopto një Kopësht” si shprehje mirënjohje të saj kundrejt komunitetit,i cili ka mbështetur zhvillimin e aktivitetit të saj deri më tani.
“10 x 10” – 10 vjet Schneider Electric, suport për 10 kopshte në Tiranë
Në 10 vjetorin e kompanisë, plot 10 kopshte publike në proçes rinovimi,morën si dhuratë priza dhe çelësa të markës Unica Allegro. Veprimi në fjalë jo vetëm që ndihmon zhvillimin e shërbimeve të qytetit të Tiranës, por njëkohësisht shërben edhe si shembullpër biznese të tjera për t’i orientuar politikat e tyre drejt Përgjegjësisë Sociale.
Për këtë arsye që prej majit të vitit 2016 Zyra e Përfaqësisë së Schneider Electric në Shqipëri, iu bashkua Rrjetit Shqiptar të Përgjegjësisë Sociale,i cili është anëtar i Rrjetit Evropian të Biznesit për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës.
Z.Bojidar Paliakov, Drejtor i kompanisë në Shqipëri, u shpreh se “Jemi të lumtur që jemi operativ në mënyrë të suksesshme me aktivitetin tonë në Shqipëri. Nëkëto 10 vite jemi krenar të themi se jemi bërë pjesë e komunitetit vendas dhe kemi pasur kënaqësinë t’ju shërbejmëklientëve me zgjidhjet tona, duke ndikuar në përmirësimin cilësor të jetës së tyre. Kjo është ajo që kërkojmë të bëjmë edhe në vitet ardhshme duke vazhduar ta çojmë më tej këtë marrëdhënie.”
“Life Is On”
Schneider Electric është specialisti botëror në menaxhimin e energjisë dhe automatizim. Me të ardhura prej ~ € 25 miliardë në 2016, 160,000+ punonjësit tanë i shërbejë klientëve në mbi 100 vende, duke i ndihmuar ata të menaxhojnë energjinë dhe proceset e lidhura me të, të jenë të sigurta, të besueshme, efikase dhe të qëndrueshme. Nga produktet më të thjeshta në sistemet komplekse operative, teknologjitë tona, programet dhe shërbimet përmirësojnë mënyrën se si klientët tanë menaxhojnë veprimtarinë e tyre. Teknologjitë tona i japin forma të reja industrive, transformojnë qytetet dhe pasurojnë jetën.
Në Schneider Electric, ne e quajmë këtë “Life Is On”. #SchneiderElectric #LifeIsOn