Në 2015 nisin investimet nga kredia e BB për sektorin e energjisë elektrike

Kredia e Bankës Botërore me vlerë 150 milionë USD do të shërbejë për forcimin e sektorit elektro-energjetik dhe zgjidhjen e problemeve emergjente, në mënyrë që sistemi të funksionojë më mire, të garantohet cilësia e energjisë dhe rregullshmëria e furnizimit për konsumatorët. Për garantimin e furnizimit me energji elektrike, rreth 30 milion usd do t’i jepen KESH-it për përballimin e një moti të thatë si rezervë për të garantuar furnizimin me energji të konsumatorëve pa ndërprerje. Për përmirësimin e infrastrukturës në shpërndarje 93 milionë usd do të përdoren për matësat e energjisë dhe forcimin dhe riparimin e rrjetit të shpërndarjes. Shumës 93 milionë usd do t’i shtohen rreth 46 milionë usd, kontribut i OSHEE, me një total 139 milionë usd. Për përmirësimin e matjes në qendrat e shpërndarjes së energjisë në OST, (Operatori i Transmetimit) do të jepen 20 milion usd nga kredia e BB-së, të cilat do të përdoren për stabilizimin e furnizimit me energji të rrjetit, matjen e saktë të saj, për të vendosur raporte të drejta mes tre operatorëve në sektorin e energjetik. Për menaxhimin e përgjithshëm të projektit, rreth 6,7 milionë usd do të përdoren për të përballuar shpenzimet për njësitë e menaxhimit të projekteve në cdo kompani dhe për njësinë e menaxhimit të projektit në qendër.

Projekti do të zgjasë 5 vjet nga 2015-2019 me një skedul të qartë të detajuar, ku qeveria shqiptare nuk do të paguajë principal, por vetëm pjesën e interesit. Në total, kredia është 22 vjet, me normë interesi 0.75% plus euriborin, duke e çuar totalin e interesit të kredisë rreth 1.1-1.2% në vit

SHKARKO APP