Në krye të Bashkisë së Tiranës, Manastirliu: Përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë përpara
“Përgjegjësi shumë e madhe”, e quan ish-ministrja Ogerta Manastirliu propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë. ”Është përgjegjësi shumë e madhe. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë, do të kemi kohë të flasim, është besim i madh, përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë të mëdha përpara”, tha Manastirliu. Me shkarkimin e Erion Veliajt, Bashkia Tiranë do të shkojë në zgjedhje dhe kandidate e PS-së do të jetë Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

