Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Në protestë kishte edhe socialistë”, Erion Braçe: Nuk kemi luksin të humbasim një projekt si ai i Zvërnecit

Lajme E martë, 2 Qershor 2026 16:56
”Në protestë kishte edhe socialistë”, Erion Braçe: Nuk kemi luksin të humbasim një projekt si ai i Zvërnecit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PS-së, Erion Braçe thotë se në protestën e së hënës për Zvërnecin kishte edhe socialistë të cilët sipas tij ndihen të përjashtuar. Për të partia duhet të qeverisë me ta, por shtoi se Shqipëria nuk e ka luksin e humbjes së një projekti të tillë. ”Unë mendoj se jemi ende në kohë. Ende nuk ka një leje ndërtimi të miratuar. Le t’i vendosim në ekuilibër këto interesa dhe të fitojmë një projekt të mirë, në të mirë të të gjithëve, në të mirë të Shqipërisë. Fitorja është gjithmonë më e mirë se humbja. Do të jetë fitore për të gjithë, ashtu siç humbja do të ishte humbje për të gjithë”,-shkruan Braçe.

Postimi i plotë

1. PROTESTA KISHTE NJERËZ

Protesta kishte njerëz: qytetarë të thjeshtë, të zakonshëm, shumë prej të cilëve kishin lënë angazhimet e tyre për të na thënë me zë të lartë dhe publikisht mendimin e tyre, atë që ata kundërshtojnë. Mes tyre kishte edhe natyrëdashës, natyralistë, quajini si të doni,por thelbi i tyre është natyra, energjia e mirë që ajo përcjell dhe të mirat që vijnë prej saj sot dhe në afat të gjatë, për fëmijët e sotëm dhe brezat e ardhshëm. Duhet të mësohemi me të gjithë këta njerëz. Ata janë si ne dhe duan të mirën publike. Natyrisht, duhen refuzuar abuzuesit dhe përfituesit politikë, urrejtësit politikë, teknofashistët dixhitalë të së djathtës dhe të së majtës, sharësit, fyesit, shpifësit, kërcënuesit trendi më i ri banal i politikës. Bashkë me ta janë edhe dezinformuesit dhe, në fund të tyre, rrugaçët që bërtasin pa turp për familjet e tyre, ndërsa kori i tyre shan familjet e të tjerëve; në fakt, të të gjithëve. Të gjithë bashkë përbëjnë shumë më pak se shumica e qytetarëve që kërkojnë dialog dhe mirëkuptim. Kishte edhe socialistë aty. I pashë vetë. I kam njohur në rrugët e këtij qyteti gjatë këtyre muajve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2. DUHET TË QEVERISIM ME TA

Duhet të qeverisim me njerëzit që na kanë votuar. Socialistë, të majtë, qytetarë të thjeshtë pa bindje politike, por me besim tek ne, kanë deleguar fuqinë e tyre përmes votës dhe na kanë dhënë mundësinë të qeverisim. Duhet të qeverisim me ta, jo pa ta; për ta dhe me ta. Ata po na flasin përballë. Ndihen të lënë mënjanë, të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse. Ata duhet të dinë, të jenë të informuar, të kenë mundësi të pyesin, të marrin përgjigje, të flasin, të dëgjohen, të diskutojnë e të debatojnë, të kritikojnë, të kundërshtojnë dhe të miratojnë një vendimmarrje të plotë e të qëndrueshme. Kjo nuk e pengon procesin; përkundrazi, e garanton atë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

3. SHQIPËRIA NUK KA LUKSIN TË HUMBË NJË PROJEKT TË TILLË

Humbja jonë do të ishte luks për ata që nuk duan të na shohin konkurrues. Prandaj unë insistoj te njohja e interesave legjitime të natyralistëve, të cilat janë edhe një nga arsyet pse ky projekt vjen këtu; te njohja e interesave legjitime të pronarëve të ligjshëm, jo të atyre që e kanë përfituar pronën e njohur si fond pyjor duke e falsifikuar si tokë bujqësore, në emër të një minoriteti apo përmes vendimeve abuzive të gjyqtarëve të korruptuar; si edhe te njohja e interesave legjitime të të gjithë atyre që duan të përfitojnë nga ekonomia. Unë mendoj se jemi ende në kohë. Ende nuk ka një leje ndërtimi të miratuar. Le t’i vendosim në ekuilibër këto interesa dhe të fitojmë një projekt të mirë, në të mirë të të gjithëve, në të mirë të Shqipërisë. Fitorja është gjithmonë më e mirë se humbja. Do të jetë fitore për të gjithë, ashtu siç humbja do të ishte humbje për të gjithë. Pas atij projekti qëndron një ekonomi e tërë: njerëz që punësohen, të ardhura që rriten, prodhues që zgjerohen dhe ofrues shërbimesh që zhvillohen po ashtu. Janë mijëra njerëz pjesë e këtij zinxhiri ekonomik. Kjo quhet ekonomi e gjelbër. Dhe pikërisht për shkak se është e gjerë dhe gjithëpërfshirëse, ajo e bën ekonominë më demokratike.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 10 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 11 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 11 orësh

Etiketat e lidhura

Erion Brace
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 46 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 47 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.