Nënkryetari i PD, Boçi: Nuk ka 4 variante për reformën territoriale, por një hartë të pakonsultuar

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se propozimet e PS-së për reformën territoriale nuk përbëjnë katër variante reale. Sipas Boçit, ideja e “katër modeleve” është e pasaktë, pasi në thelb bëhet fjalë për një hartë të vetme të parapërcaktuar, e cila nuk është konsultuar me grupet e interesit.

”A ekzistojnë 4 variante? 4 variante do të thotë që ne fund fare ka një vizatim harte. Tani të mos bëjmë sikur logjika nuk të çon të harta. Ka një parashtrim të tezave, por mungon nga ana grafike. Harta nuk është anë grafike. Harta është mënyra si e koncepton, si e transmeton, si ia atashon kompetencat, funksionet, si krijon decentralizimin, si rrit nivelin e shërbimeve, si e stimulon autonominë financiare.

Me dashje është iniciuar një hartë. Madje unë s’do thoja 4 alternativa, aty ka vetëm një alternativë. Janë hedhur tymnajë që variojnë nga forma e bashkimit të bashkive, te realizimi i nivelit të dytë të qeverisjes, të nivelit të rajoneve, që është një nivel i negociueshëm. Është një variant, i pakonsultuar, pa marrë miratim nga grupet e interesit, sepse s’kanë filluar dëgjesat, por edhe nga vet publiku, qytetari. Ku ka Europa bashki me nivel të tillë popullate? Referenca që marrin për bazë PS u referohet vendeve nordike. Referencat tona duhet të jenë me të ngjashmit tanë”, tha Boçi në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?