Nga Florida në protestë, arkitektja tregon pse u largua nga Shqipëria: Janë shitur projektet

Një e re shqiptare nga diaspora, e ardhur nga Florida, iu bashkua protestës së 76-të në Tiranë kundër qeverisë ”Rama 4”, duke ngritur zërin për mungesën e mundësive dhe pasigurinë që përballen të rinjtë në Shqipëri.

E diplomuar në arkitekturë, ajo tregoi se kishte vendosur të largohej nga vendi pasi nuk kishte mundur të gjente mundësi punësimi dhe të ndërtonte një të ardhme profesionale. ”Vij nga diaspora. Pavarësisht se jemi të ikur, atdheun nuk e harrojmë kurrë. Duhet të ndihmojmë që Shqipëria të jetë ashtu siç duhet të ishte””, u shpreh ajo gjatë protestës.

Për të mungesa e meritokracisë dhe mundësive për të rinjtë mbetet një nga arsyet kryesore që i shtyn shqiptarët të largohen nga vendi. ”Jam larguar se nuk kishte mundësi që të kisha një të ardhme këtu. Kam mbaruar për arkitekturë dhe nuk gjeja dot punë. Janë shitur projektet, siç e kemi parë te ”Albanian Files”’, deklaroi e reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse jeton prej kohësh në SHBA, ajo tha se lidhja me Shqipërinë mbetet e fortë dhe se diaspora duhet të japë kontributin e saj për një vend ku rinia të ketë mundësi të ndërtojnë të ardhmen pa u detyruar të largohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?