Ngrihet në fluturim pas 70 vjetësh aeroplani i Luftës së Dytë Botërore
Një aeroplan i tipit Spitfire, i cili i përket Luftës së Dytë Botërore, ka fluturuar për herë të parë pas gati 70 vjetësh. Për gati 3 vite atij iu është bërë një restaurim i cili ka kushtuar 1.2 milionë dollarë.
Piloti John Romain u ngrit nga Duxford në Cambridgeshire dhe planifikon të bëjë edhe disa testime të tjera në ajër gjatë ditëve në vazhdim.
Zëdhënësi i “Aero Legends” , Elliot Styles tha se piloti Romain e ka përshkruar testin e fluturimit një sukses të madh.
“John ka marrë inxhinierë për të bërë disa rregullime që do të përmirësojnë stabilitetin e aeroplanit në fluturim.”
Spitfire NH341 ka fluturuar në 27 misione luftarake në mes të qershorit dhe korrikut të vitit 1944, përpara se atë rrëzohej në afërsi të Caen në Francë.