Niko Peleshi: S’mund të thirret kryeministri në Kuvend për t’iu përgjigjur artikujve mediatikë
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD-së për interpelancë me Kryeministrin Rama lidhur me vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është përgjigjur deputetit të PD-së, Klevis Balli, lidhur me rrëzimin e kësaj kërkese.
“Interpelancën e parë me kryeministrin e keni mohuar me një justifikim që i referohemi burimeve mediatike, ndërsa unë i referohem SPAK, INSTAT, etj…. Ai nuk vjen, ose ia delegon dikujt tjetër, e kemi dëgjuar të flasë vetëm për Diellën”, u shpreh Klevis Balliu.
“Ju informoj se për kthimin e kërkesës për interpelancë me kryeministrin, pas shqyrtimit të kërkesës konstatohet se nuk mund të pranohet, interpelanca lidhet me qëndrime dhe vendime konkrete të marra të qeverisë dhe kërkesa e paraqitur mbështetet në raporte, artikuj mediat, burime të tjera të jashtme dhe nuk identifikon një akt të drejtpërdrejtë të Këshillit të Ministrave.
Dua të theksoj se nuk mund të thirret kryeministri për t’iu përgjigjur përmbajtjes së artikujve dhe për këtë arsye nuk pranohet”, tha Peleshi.
KOHA JONË SONDAZH

