Nis seanca në themel për dosjen “Veliaj” dhe 29 të tjerë, mungon kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa
Këtë të mërkurë, ka nisur seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 persona të tjerë.
Në sallën e gjyqit janë të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa vetë Veliaj nuk është paraqitur.
Sipas gjykatës, ai ka depozituar një deklaratë ku shpreh dëshirën për t’u përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ndodhet në seancë.
Gjithashtu, në seancë mungon edhe Ajola Xoxa, ndërsa përfaqësohet nga mbrojtësit e saj ligjorë.
Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve nga palët dhe shqyrtimin e provave në lidhje me çështjen.
I pranishëm në seancë është vetëm i pandehuri Elman Abule.
KOHA JONË SONDAZH

