FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis sot regjistrimi në universitete, afati deri më 11 shtator! Ja hapat që duhet të ndjekin studentët

Në të gjitha universitetet e vendit ka nisur sot regjistrimi i studentëve që do të ulen për herë të parë në auditorë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale hapat që duhet të ndjekin studentët për t’u regjistruar në degën që kanë fituar.

Regjistrimet do të zhvillohen nga sot, 29 gusht deri më 11 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hapat që duhet të ndjekin studentët:

Swiss Digital Mobile Reklama

Identifikohu- Përdorni ID e maturës për t’u identifikuar te Këndi i Maturantit.

Kontrolloni këndin- Kontrolloni në kohë reale statusin tuaj, me ngjyrë jeshile tregohen degët ku jeni fitues, me ngjyrë të verdhë janë degët ku shpalleni fitues në fazën e ardhshme.

Afati është 48 orë- Në rastet kur jeni shpallur fitues keni 48 orë kohë për t’u regjistruar në atë degë.

Kujdes kaloni afatin prej 48 orësh humbni të drejtën për t’u regjistruar, por ndiqni me vëmendje degët me ngjyrë të verdhë.

Regjistrohu- Për tu regjistruar në degën ku jeni fitues paraqituni në Sekretarinë e fakultetit me kartën e identitetit dhe dokumentet e nevojshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?