Tensionohet situata në protestë, shkulen kangjellat metalike te Ministria e Arsimit

Ka nisur me tensione protesta e studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit, njëjtë si një ditë më parë. Protestuesit kanë shkulur kangjellat metalike para godinës duke i hedhur në drejtim të godinës së Ministrisë.

Ata kanë hedhur sende të forta në drejtim të forcave të policisë.

Më herët protestuesit i bënë thirrje në kor Forcave Speciale: “Mos na provokoni!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse protesta ishte njoftuar të niste në orën 14:00, demonstrata ka filluar shumë më herët. Studentë të Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Shkencave dhe fakulteteve të tjera kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar marshimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?