Një jetë me dinjitet
Nga Nikolla Sudar*
Nuk mund të presim heroizma nga çdo njeri, por edhe në veprime të thjeshta të secilit prej nesh gjen atë heroizmin e vërtetë, jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për të lënë gjurmë në jetë. Gjirokastra me të kaluarën e vet famoze ka rrezatuar në shekuj në të gjitha fushat e jetës. Banorët e saj atdhetarë, punëdashës e të kulturuar kanë lënë gjurmë të pavdekshme, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, poredhe më tej. Tashmëky qytetështë bërë pronë edhe e kulturës botërore. Në këtë vendbanim të mahnitshëm, apo “të gurtë”, siç e quajnë edhe të huajt, secila familje gjirokastrite ku më shumë e ku më pak, ka shkruar faqe domethënëse, duke ikrijuar përjetësinë kësaj qendre të madhe të Shqipërisë së Jugut. Dikur banorë të saj kanë qenë edhe pjesëtarët e familjes së thjeshtë, por të ndershme e atdhetare Pleshti. Të moshuarit e mbajnë mend furxhiunduarartë Memush Pleshti, prodhimet e të cilit prej brumi pëlqeheshin pa masë ngatë mëdhenj e të vegjël. Shpejt atij krah do t’i bëhej, i biri, Rahmiu, të cilin do ta bënte të njohur e të kërkuar në të gjithë vendin pasioni i madh për kuzhinën. Kështu ai e përcaktoi përfundimisht drejtimin e tij në jetë. Si vëzhgues i hollë usta Ramiu me zgjuarsi përvetësoi mësëmiri traditën gjirokastrite shumë të pasur të gatimit. Me kalimin e viteve ai do ta pasuronte përvojën me traditën e vyer të shumë trevave të tjera të vendit. Aiu lind në vitin 1912, në atë vit të kulmit të vrullit atdhetar në tërë vendin e që do të sillte “mëvehtësinë e Shqipërisë”. Dikur gjyshi i tij ishte martuar me njëturkeshë, gjë që ishte diçka e zakonshme në atë kohë. Pasi kreu filloren ai u krah i fortë i të atit. Por shpejt do ta gjente profesionin e tij të zemrës, atë të kuzhinierit. Vitet kalonin dhe Rahmiu burrërohej, ndërkohë që aftësia profesionale e bëri të njohur jo vetëm në Gjirokastër, por edhe më tej. Në vitin 1938 usta Rahmiu martohet me një vajzë nga Libohova, me Mufide Hisan. I vjehrri, Selami Hisa, pronash tokash nga Libohova u përpoq ta ndihmonte dhëndrrin për të ndërtuar një jetësa më të mirë. Mbase është edhe rastësi, por duhet theksuar se ky çift u ndje me fat. Shpenzimet e martesës së tyre, ashtu si edhe për disa dhjetëra çifte të tjerë në tërë vendin në atë vit, për nder të martesës së Lartmadhërisë së tij, Zogu I, do të merreshinpërsipër nga familja mbretërore. Në atë kohë një fakti tillë quhej nder i madh(dhe në fakt ashtu ishte), por më vonë, kur do të vinte në fuqi “pushteti i proletariatit”, do të quhej “njollë e madhe në biografi”, gjë që do t’i ndiqte si hije atë dhe të gjithë pjesëtarët e familjes. Por do të vinte viti kobzi 1939, kur flamurit kombëtar do t’i shtoheshin sopatat e Liktorit dhe vendi do të behej “pjesë e glorias romana”,ëndrrës sëçmendur të Musolinit. Edhe në këtë zymtësi një gëzim i veçantë e pushtoi këtë familje të thjeshtë kur erdhi në jetë fëmija i parë, Hanushja, ngushëllimi më i madh i prindërve. Në këtë periudhë do të fillonte odiseja e udhëtimeve të ustait në shumë krahina të vendit. Në vitin 1940 e gjejmë kuzhinier në familjen e intelektualit të shquar Bahri Omari, ku do ta vlerësonin lart, jo vetëm për profesionalizmin e tij, por edhe për korrektesën e veçantë gjatë tërë kohës së qëndrimit në të. Pas njëfarë kohe ai vendoset me punë në Durrës, në një restorant, ku edhe bëhet mjaft i përmendur. Si gjithnjë, duke qenë se arriti të njohë shumë mirë gatimet karakteristike sipas krahinave, familjet më në zë në qytet, por edhe nëpër fshatra e thërrisnin ustain për të gatuar në raste të ndryshme dasmash, festash apo gëzime të tjera familjare. Në kujtime e tij ai do të theksonte: “Shpesh më ka ndodhur të ftohem edhe nga familje të varfëra. Asnjëherë atyre nuk u merrja para për punën,por mjaftohesha vetëm me ndonjë ushqim të tepruar nga dasma për tryezën e familjes ime”. Në vitin 1943 në këtë familje do të vinte edhe një pjesëtar tjetër, Vera, fëmija i dytë, që do t’ia shtonte gëzimet, por edhe hallet.
Usta Rahmiun, bredhja nëpër Shqipëri për të mbijetuar e gjen në Lezhë, ndërsa nëntori i “fitores komuniste” do ta rastiste përsëri në Durrës, ku qendroi deri në vitin 1946, si gjithnjë me zanatin e tij, por tashmë mjeshtër i mbaruar. Ata që kanë pasur fatin ta njohin e mbajnë mend mirë “ustain virtuoz” që njihte shumë mirë gatimet pothuajse të të gjitha trevave të vendit, por veçanërisht të Shqipërisë së Mesme, ku familja e tij do të kalonte pjesën më të madhe të jetës. Mbi të gjitha ai mbeti njeri i thjeshtë, shpirtmadh dhe i gatshëm për të ndihmuar cilindo në nevojë.
Vitete para të pasçlirimit ishin shumë të vështira për të gjithë. Përveç zisë së bukës, halleve tëpopullit të shumëvuajtur do t’i shtoheshin edhe epidemitë e shumta si tuberkulozi, fruthi, qerosa, zgjebja, ndërsa zonën fushore kënetore të Sukthit e mundonin edhe malarja dhe sifilizi. Situata u bë shumë shqetësues nga vdekjet e shumta. Për këtë arsye urgjente u bë hapja e spitalit rural në Shijak. Personeli i parë i tij do të përbëhej nga humanisti i shquar, mjeku i paharruar i vegjëlisë, Dr. Koço Deda, nga infermieri me përvojë të gjatë, Dalip Ishmi nga sanitarja Gospava Sudar dhe infermieri iri në moshë, por i papërtuar Xhemal Shtufi. Këtij personeli modest shumë shpejt do t’i bashkangjitej edhe kuzhinjeri i aftë dhe i palodhur, Rahmi Pleshti. Në atë kohë ai pati oferta shumë të mira si në Tiranë ashtu edhe në Durrës për punë. Atje aimund të vendosej me familjendhe do të ndryshonte jetën e saj, porky humanistu lidh me Dr. Koço Dedën dhe zgjodhi Shijakun, pikërisht spitalin, vetëm për t’u shërbyer njerëzve, në ato kushte shumë të vështira, kur mungonte gjithçka. Usta Rahmiu, ndonëse për vete nuk arriti dot, bëri çmos që fëmijët të shkolloheshin. Vajza e madhe, Hanushja, kreu shkollën pedagogjike në Tiranë dhe u bë mësuese. Vajza e dytë, Vera kreu shkollën për ndihmësmjeke dhe për dekada me punën e vet fitoi respekt të veçantë si infermiere më Shijak. Tamara kreu shkollën e mesme dhe punoi si llogaritare, Vjollca dhe Teuta patën fatin e madh tëmerrnin arsimin e lartë dhe u bënë mësuese të palodhura, ndërsa Agimi kreu shkollën profesionale dhe mori zanatin e hidraulikut. Jeta e vështirë me shumë fëmijë, “biografia” dhe puna e rëndë shumëvjeçare e lodhën dhe ia cfilitën shëndetin ustait të urtë e shpirtmadh. Rahmi Pleshti u nda para kohe nga jeta, në moshën 58-vjeçare. E lodhën dhe e cfilitën vështirësitë në familje dhe puna e rëndë e krahut me dekada nënë Mufidenë. Në vitin 1982 u sëmur dhe humbiaftësinë për punë. Gjendja e saj shëndetësore u rëndua nga vitit në vit, derisa u nda nga jeta më 1994. Por kusuret do të ndiqnin edhe fëmijët e kësaj familjeje. Vajza e madhe, Hanushja, u martua në Elbasan, në familjen shumë të nderuar Shmili, e cila ka nxjerr artistë dhe përkhtyes të mirënjohur në të gjithë vendin. Asnjëherë nuk do tëharrohet në Elbasan mësuesi i shkëlqyer i frëngjishtes, Nafiz Shmili, bashkëshorti i Hanushes. Njohës shumë mirë i disa gjuhëve të huaja, ai asnjëherënuk do tëpajtohej me padrejtësitëdhe konformizmin. Por diktatura nuk i donte njerëzit e ndershëm, prandaj ky intektual i shquar do të përfundonte punëtor komunaleje dhe me këtë brengë tëmadhe, por pa e ulur kokën, do të mbyllte sytë. Kjo ështëarsyeja që Hanushja, kjo grua e paepur dhe kurajoze, do të ishte ndër të parat që do të bënte të pamundurën të largohej nga vendi, sepse këtu nuk kishte të ardhme për fëmijët e të paharruarit Nafiz Shmili. Para kohe u nda nga jeta Tamara, prej vitesh e martuar në Tiranë e me fëmijë, ndërsa dy vjet mëparë gjithashtu mbylli sytë më kurajozja e familjes Pleshti, e paharruara Vera Varosi(Pleshti). Fëmijët e usta Rahmiut dhe të nënë Mufides pritën me gëzim ndryshimet e mëdha të viteve 90.Sot pas kaq vitesh ndarjeje, të afërmit kujtojnë me dashuri prindërit e tyre të paharruar, kurse qytetarët e Shijakut kujtojnë me respekt gjirokastritët e paharuar Rahmi dhe Mufide Pleshti, që me punën dhe ndershmërinë zunë vend në zemrat e tyre.
*Historian dhe përkthyes