Një operacion i rrallë në spitalin e Fierit, Rama: Përfaqëson një standard të ri të teknologjisë së avancuar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e një operacioni të rrallë që është realizuar në spitalin e Fierit. Për kreun e qeverisë, kjo përfaqëson një standard të ri të teknologjisë së avancuar.

”Në Spitalin Memorial të Fierit, është kryer me sukses rikonstruksioni i Ligamentit Cruciat Posterior (PCL Reconstruction), e para ndërhyrje e këtij lloji në një spital publik në vend. Kjo ndërhyrje përfaqëson një standard të ri të teknologjisë së avancuar, të mundësuar falë përdorimit të artroskopit.

Mirënjohje ekipit shqiptaro-turk: mjekëve kirurgë ortopedë Dr. Gökhan Sayer, Dr. Arsel Dizdari dhe Dr. Mehmet Ali Yayla, si edhe ekipit anesteziologjik të drejtuar nga Dr. Edison Taraj, infermierit Renato Zeneli dhe teknikës së anestezisë Migena Danaj”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?