Një shans i ri për Greqinë
Nga Yannos Papantoniou
Më 20 shtator, votuesit grekë do të shkojnë drejt zgjedhjeve – zgjedhje të parakohshme të thirrura nga kryeministri Alexis Tsipras. Zgjedhjet e tjera nuk ishin surprizë: rreth dy e treta e kolegëve të Tsipras në partinë e tij të majtë Syriza refuzuan të pranojnë kushtet e borxhit që ai kishte negociuar me kreditorët e vendit. Në një votim parlamentar të marrëveshjes në muajin e fundit, Tsipras, në zyrë që nga janari, u detyrua të mbështetet në suportin e opozitës.
Pra a ishte e parakohshme psherëtima e çlirimit të komunitetit ndërkombëtar pas shpëtimit të fundit financiar – dhëna e parave nga kreditorët e Greqisë në shkëmbim të reformave strukturore? A do t’i refuzojë Greqia, e sëmura e Europës, reformat?
Problemi është nëse unioni monetar i Europës ka nevojë për integrim më të madh për të menaxhuar krizat si ajo e Greqisë, ose për të ruajtur qasjen aktuale, themeluar mbi përgjegjësinë kombëtare dhe sanksionet për ata që thyejnë rregullat. Ministri i jashtëm gjerman, Ëolfgang Schäuble, ka sugjeruar që këto sanksione duhet të përfshijnë përjashtimin nga eurozona – diçka që nuk është parashikuar në Traktatin e Mastrihit të BE në 1992.
Nuk parashikohej gjithashtu që Greqia do të përballej me një traumë të tillë ekonomike. Gjendja ekonomike e vendit ishte e dobët pas tronditjes së naftës në fillim të viteve ’70, shënuar nga rritja e ngadaltë, inflacioni i lartë dhe papunësia, deficiti i madh fiskal, borxhi i lartë, një valutë në rënie dhe infrastruktura e papërshtatshme. Në fakt, deri në mes të viteve ’90, mungesa e disiplinës makroekonomike të qeverisë dhe tendenca e vendit për t’ju dhënë kërkesave populiste e interesave fetare ishte shkak për dobësinë ekonomike të vendit. Por hyrja në unionin ekonomik dhe monetar të Europës synonte të përfshinte sistem politik me synime afatgjata si rritja e produktivitetit dhe konkurrenca e gjerë.
Në fillim, ngjarjet shkuan sipas planit. Gjatë periudhës së pranimit të Greqisë në eurozonë nga 1994 në 2001, ekonominë e kishte të qëndrueshme. Si inflacioni dhe deficiti fiskal ranë ndjeshëm; bizneset dhe klientët kishin më shumë besim, investimet u rritën dhe qeveria hartoi një paketë ambicioze reformash liberalizimi. Rritja vjetore e PBB shkoi nga -1.6 për qind në 1993 në mbi 4 për qind në 1997 dhe qëndroi në këtë nivel deri në vitin 2007.
Kryelartësia ishte ndoshta e kuptueshme; por siç e di çdo nxënës grek, kryelartësia çon në ndëshkim. Huamarrja e tepruar krijoi një flluskë krediti, që shpërtheu bashkë me krizën financiare globale në 2007-2008, duke çuar në katastrofën aktuale sociale dhe ekonomike.
Një pikëpamje e moderuar është se Greqia nuk e përmbushi kriterin e hyrjes së eurozonë dhe se falsifikoi statistikat në mënyrë që të siguronte hyrjen. Kjo është e pakuptimtë. Deficiti buxhetor i Greqisë për vitin 1999 – viti kur u vlerësua aplikimi – ka treguar vite më vonë se e kishte kaluar tavanin prej 3 për qind të vënë nga Traktati i Mastrihit. Por kjo llogari ka rezultuar një rishikim i motivuar politikisht, filluar nga qeveria që fitoi zgjedhjet e 2004.
Hileja politike kishte synim të ndryshonte në retrospektivë metodat e llogaritjes për të mbrojtur shpenzimet. Greqia kishte ndjekur politikën standarde të regjistrimit të shpenzimeve kur blerjet ushtarake mbërritën në vend. Por një model alternativë i llogaritjes mund të ishte përdorur, duke i regjistruar shpenzimet kur bëheshin furnizimet. Nëse zgjidhej kjo alternativë atëherë bëhej transferimi i sasive të konsiderueshme të shpenzimeve nga data e pritjes së mallit te koha e dhënies së porosisë. Llogaria e dukshme ishte të fryheshin deficitet e të shkuarës, përfshirë vitin 1999.
Gabimi i vërtetë i Greqisë është se harroi – sapo u bë anëtare e 12 e eurozonës në 1 janar 2001, nevojën për të modernizuar shtetin përmes liberalizimit dhe privatizimit; në fakt, iu kthye metodave të vjetra. Interesat e fshehura prevaluan: grupet e biznesit u përpoqën të kapin tregje të caktuara dhe nëpunësit e shtetit luftuan të ruanin privilegjet. Taksat u shmangën masivisht dhe institucionet e dobëta e kanë fajin për krizën e borxhit të 2010.
Programet e mëparshme të borxhit dështuan sepse ata shkaktonin kursim të tejskajshëm. Nuk kishte lëvizje kundër-balancuese për të rritur kërkesën nga fondi publik i investimit në infrastrukturë; reformat e brendshme ishin të pasakta dhe kreditorët nuk ofruan ristrukturim të madh apo falje të borxhit. Ndaj përse duhet të ketë sukses marrëveshja e muajit të shkuar?
Optimistët nënvijëzojnë se situata aktuale fiskale në Greqi është më e shëndetshme. Lehtësimi i borxhit po konsiderohet, euro dhe çmimi i naftës janë të dyja më të dobëta dhe pavarësisht ngadalësimit ekonomik të Kinës, zhvillimet ekonomike ndërkombëtare mbeten gjerësisht të favorshme.
Nga ana tjetër, shoqëria greke është e lodhur nga sakrificat e mëdha që i janë detyruar. Shërbimi civil është dobësuar dhe dërrmuar pas shkrutimi të dhimbshëm të pagave. Sistemi politik është tensionuar nga rritja e populizmit dhe forcave ekstreme si majtas dhe djathtas dhe tani, siç po vijnë zgjedhjet, ka rrezik të rinovohet destabiliteti qeveritar.
Problemet e Greqisë nuk janë të reja. Shtete të tjera i kanë kaluar këto periudha të vështira dhe janë rikuperuar. Vendndodhja e Greqisë, bashkë me fuqitë ekzistuese si turizmi, tregtia, burimet e rinovueshme të energjisë dhe një grup shkencëtarësh brenda dhe jashtë vendit, ofrojnë potencialin e vërtetë për t’u zhvilluar. Por për të kuptuar atë potencial duhet stabilitet dhe reforma të pastra.
Kjo do të thotë se pas zgjedhjeve (që kanë pak gjasa të krijojnë një forcë të vetme politike), partitë e qendrës së majtë dhe të djathtë të vendit duhet të mësojnë të bashkëpunojnë për qeverisje efektive. Kalimi nga një krizë në tjetrën do ta shkatërrojë ekonominë për dekadat e ardhshme dhe do të luajë me durimin e partnerëve më të ngushtë të Greqisë.
Project Syndicate-BIRN