Njoftimi i ambasadës së SHBA për sulme nga Irani, flet Ministri i Mbrojtjes: Nuk ka vend për panik
Lajme E Enjte, 2 Prill 2026 10:34
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka folur lidhur me njoftimin e ambasadës amerikane për sulme nga Irani.
Në një prononcim për mediat, Nufi tha se:
“Nuk ka vend për shqetësim, besoj është procedurë normale që SHBA ua ka çuar për njoftim të gjitha ambasadave.
Por nga informacionet që kemi, s’ka vend për shqetësim dhe panik. Edhe ne sigurisht jemi vend që na ka sulmuar Irani, por deri tani nuk ka shqetësime.“
KOHA JONË SONDAZH

