FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ogerta Manastirliu: Me gratë dhe vajzat e Njësisë 9 folëm për planin tonë Tirana2030

“Me gratë dhe vajzat e Njësisë 9, folëm për planin tonë #Tirana2030, që shkon në çdo lagje dhe në zemër të çdo komuniteti, sepse Tirana që duam të ndërtojmë së bashku është një qytet që kujdeset për fëmijët, për familjet dhe për të moshuarit.

Me çlirimin e hapësirave publike që po ua kthejmë qytetarëve, do të bëjmë të mundur që në çdo lagje, aty ku rriten komunitetet, aty ku zhvillohen mendjet dhe rriten njerëzit, të krijojmë hapësira që nxisin bashkëjetesën, kulturën dhe qytetarinë”- shkruan Ogerta Manastirliu, kandidatja e PS për Tiranën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?