Ogerta Manastirliu në Njësinë 9: Platformë dialogu me të rinjtë për çdo vendimmarrje të bashkisë

Kandidatja e PS për kryetare bashkie e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë 9 të kryeqytetit, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në vendimmarrjet dhe politikat e Bashkisë së Tiranës.

Nëse do të bëjmë një gjë dhe do ta bëjmë në mënyrë konsistente është diskutimi në platformat e dialogut me të rinj për çdo vendimmarrje të bashkisë sepse të rinjtë, jo vetëm që duhet të jenë pjesë e politikave që bashkia ndërmerr, programeve, por të rinjtë duhet të kontribuojnë aktivisht në këto programe. Duhet të kontribuojnë aktivisht në punët e bashkisë, në punët e qytetit”, u shpreh Manastirliu, teksa vlerësoi se energjia e të rinjve është e jashtëzakonshme për t’i kthyer idetë në realitet.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, u shpreh se Tirana e vitit 2030 do të jetë “një qytet i të rinjve dhe për të rinjtë”.
“Janë shumë të rinj sot që na bashkohen sepse shohin qëllimin e përbashkët, për të mirën e përbashkët dhe ajo që na bashkon të gjithëve sot këtu, është edhe një tjetër emërues. Është ajo që ne duam të bëjmë për fëmijët dhe për të rinjtë, sepse Tirana e 2030-ës është Tirana e së ardhmes që u përket ju, të rinjve”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?