”Pa rini nuk ka Shqipëri”, protestuesit sfidojnë shiun dhe marshojnë në rrugët e Tiranës
Në ditën e 118-të, protestuesit pas fjalimeve para Kryeministrisë, nisën edhe marshimin në rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Gjatë marshimit janë dëgjuar disa prej sloganeve të përsëritura prej protestuesve, mes tyre “Ju erdhi fundi!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri!” dhe “Anuloni ligjet!”. Paçka motit të keq, qytetarët nuk janë larguar nga protesta dhe kanë vijuar lëvizjen në kryeqytet. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Lexoni edhe:
118 ditë protestë, Arben Kola: Pensionistët vuajnë, kurse Rama fle në dhomë me 15 mijë dollarë nata
118 ditë protestë, i moshuari thirrje rinisë: Për 3 ditë e rrëzoni qeverinë

