
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje fantastike nga natyra e malit të Nëmërçkës në Përmet.
“Dhe me këto pamje vjeshte nga Mali i Nëmërçkës, në zemër të Jugut të Shqipërisë, mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.