Panariti: Do të rrisim mbështetjen për zonat malore

Ministri i Bujqësisë u shpreh të enjten se, zhvillimi i zonave malore të vendit do të jetë në vëmendjen e Ministrisë së Bujqësisë me qëllim uljen e nivelit të varfërisë dhe rritjen e shanseve për punësim. Gjatë bilancit të punës së bërë nga Agjencia për Zhvillimin e Zonave Malore, MADA ku mori pjesë dhe kreu i Bujqësisë, Panariti, u vu theksi në faktin se, ky ka qenë një vit i vështirë përsa i përket financimeve. Por sikurse siguroi Panariti, po bëhen përpjekje për të siguruar donatorë, në mënyrë që fermerët në zonat e thella t’u ofrohet sa më shumë mbështetje, si një instrument edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. MADA  nëpërmjet projekteve të saj ka bërë të mundur që të përfitojnë mbi 65 mijë fermerë. Projektet e mbështetura me grante nga MADA janë kryesisht në fushën e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore e blegtorale. Një vend të rëndësishëm kanë filluar të zënë edhe turizmi e artizanati. Agjencia MADA është krijuar në  Qershor të vitit 2001.

SHKARKO APP