Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD: Shkrirja e bashkive rrezikon klubet sportive, Shqipërisë i duhet Ligji për Sportin

Lajme E premte, 7 Gusht 2026 15:09
PD: Shkrirja e bashkive rrezikon klubet sportive, Shqipërisë i duhet Ligji për Sportin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

PD përmes sekretarit të Departamentit të Sporteve, Albano Stolaj, thotë se propozimi i PS-së për hartën e re territoriale, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive, rrezikon klubet sportive. Stolaj deklaroi se qeveria duhet të sqarojë se si do të financohen dhe administrohen klubet sportive pas zbatimit të reformës territoriale. Sipas tij, mbeten pa përgjigje edhe çështjet që lidhen me stadiumet, pallatet e sportit, terrenet sportive dhe akademitë e të rinjve.

Deklaratë e sekretarit të Departamentit të Sporteve në PD, Albano Stolaj:

Prej vitesh, komuniteti sportiv shqiptar pret një gjë thelbësore: një Ligj për Sportin që krijon kushte reale për financimin dhe zhvillimin e klubeve, mbështet sportistët dhe trajnerët dhe u jep perspektivë mijëra fëmijëve e të rinjve në të gjithë Shqipërinë.

Në vend të një reforme që i jep frymëmarrje sportit, qeveria e Edi Ramës propozon shkrirjen e 15 bashkive, duke vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e klubeve sportive që financohen dhe mbahen gjallë prej tyre. Partia Demokratike ngre alarmin për një pasojë të këtij procesi për të cilën deri tani pothuajse nuk është folur:

Çfarë do të ndodhë me klubet sportive të bashkive që do të shkrihen?

Kur shkrihet Bashkia Cërrik, çfarë do të ndodhë me Turbinën?

Kur shkrihet Bashkia Patos, çfarë do të ndodhë me Albpetrolin?

Kur shkrihet Bashkia Maliq, çfarë do të ndodhë me klubin dhe me një komunitet tifozësh që vazhdon ta mbështesë atë çdo javë, pavarësisht rezultateve?

Dhe çfarë do të ndodhë me klubet dhe aktivitetin sportiv në Memaliaj, Dimal, Klos dhe qytetet e tjera që preken nga reforma?

Këta që përmenda e të tjera si ata, nuk janë vetëm ekipe futbolli. Për shumë qytete të vogla klubi sportiv është pjesë e identitetit të qytetit, një nga aktivitetet e pakta që mbledh komunitetin, krijon jetë sociale dhe u ofron fëmijëve dhe të rinjve një mundësi për t’u marrë me sport.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prandaj, përpara se të vendosë shkrirjen e bashkive, qeveria duhet t’u përgjigjet qytetarëve:

Kush do t’i financojë këto klube pas shkrirjes së bashkive?

Kush do të marrë pronësinë dhe administrimin e tyre?

Çfarë do të ndodhë me stadiumet, pallatet e sportit, terrenet sportive dhe akademitë e të rinjve?

A ekziston një plan për garantimin e vazhdimësisë së klubeve, apo ato do të lihen të zhduken së bashku me bashkitë që i financojnë?

Partia Demokratike e ka kundërshtuar reformën e njëanshme territoriale si ‘hartë elektorale’, por ne e kundërshtojmë edhe si dëmtim të identiteteve lokale, dhe këtu nuk mund të lëmë jashtë edhe ekipet sportive të këtyre bashkive, të cilat PS kërkon t’i kalojë në gijotinë për synime elektorale. Kur shuhet një klub, nuk humbet vetëm një ekip, por edhe një pjesë e identitetit të qytetit. Një traditë, e cila edhe pse nuk mund të jetë e madhe dhe e famshme, ka gjënë thelbësore, që na bën njerëz: hapësirën ku bashkohet komuniteti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ata mijra vetë që dalin prej 69 ditësh në protestë, janë aty edhe për këtë qëllim. Jo vetëm për zonat e mbrojtura dhe korrupsionin qeveritar, por edhe ‘flamingot’ e pambrojtura të bashkive të vogla që përfaqësojnë komunitete dhe tradita të spikatura e të mëvetshme lokale, përfshirë këtu edhe ekipet e mijëra zemrave nga Patosi në Maliq. Në fund një mesazh për Kryeministrin, që përditë rrëzon diçka të përbashkët të shqiptarëve dhe ngre kulla të përveçme të oligarkëve dhe narkoeurove: është koha e rrëzimit tënd dhe shpëtimit të Shqipërisë!

Mund t'ju interesojë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 2 orësh
Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Para 2 orësh
Erion Veliaj ka frikë mos e vrasin?

Erion Veliaj ka frikë mos e vrasin?

Para 2 orësh

Etiketat e lidhura

Albano Stolaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 2 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 2 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 2 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 3 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 11 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 2 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.