Peleshi në Kuvend: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por dhe historinë tonë
Në nisje të seancës së sotme në Kuvend, kryetari Niko Peleshi ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.
Peleshi u shpreh se Kuvendi do të dalë me një deklaratë zyrtare që po punohet në Komisionin për Çështjet Europiane.
“Të nderuar kolegë. Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e deklaratës”, tha ndër të tjera Peleshi.
KOHA JONË SONDAZH

