Pensionet, një bashkëpunim i ri Itali-Shqipëri
Në selinë qëndrore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), eshte firmosur një protokoll bashkëpunimi per te favorizuar të drejtat e pensionit të qytetarëve shqiptarë midis zyres INAC ( Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Qytetarit) dhe ISSH
Zyrat Inac janë te pranishme në mbrojtjen e te drejtave të qytetarit prej 40 vjetësh. Me më shumë se 700 zyra në Itali dhe 5 zyra neper botë garanton nje seri sherbimesh sociale kundrejt administratës publike, mbron personat me aftësi të kufizuara, të drejtat e pensinisteve. Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve dhe të punëtorëve italianë, të huajt dhe personat pa shtetësi duke ofruar shërbime, mbështetje dhe këshilla. Si edhe kontribuojë në zhvillimin e legjislacionit social.
Kjo marrëveshje është rezultat i përpjekjeve te drejtoreshës së INAC Shqipëri, Irena Xhani, e cila në 2015-ën ka vendosur të hapë një zyre në Shqipëri, duke parë nevojen per asistencë sociale dhe sigurimeve shoqërore të shumë qytetarëve shqipëtar të cilët janë rikthyer në Shqipëri pas shumë viteve në Itali.
Protokolli i Bashkëpunimit është firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i ISSH, Astrit Hado dhe nga presidenti kombëtar Inac, Antonio Barile, kjo marrëveshje ndihmon qytetarët në mungesë te një bashkëpunimi dypalësh ne fushën e sigurimeve shoqërore midis dy shteteve, i cili do të mundësonte mbledhjen e periudhave të sigurimit në Itali dhe në Shqipëri.
Marrëveshja e arritur mundëson njohjen e INAC si subjekt i autorizuar për të kërkuar verifikimin e periudhave të sigurimit të punonjësve shqiptarë për kontributet e derdhura në Shqipëri dhe ne Itali, dhe do te jete nje pike referimi ne shtetin Italian per te informunar migrantet rreth mundesive të procedurave të pageses së kontributeve vullnetar të parashikuara nga shteti shqipëtar.
Është hapur nga zyrat INAC, një sportel informimi për emigrantët e kthyer, të cilët kanë paguar kontribute në Itali (ose në vende të tjera ku INAC ka zyrat e tij) me qëllim për ti ndihmuar në rindërtimin e pozicionit të tyre kontributiv për qëllime pensioni. Nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellët jane hapur nga zyrat INAC ne Itali sportele informuese, në zonat me dendësi të lartë të emigrantëve shqiptarë, me operatorë të specializuar.