Perëndim magjik në bregdetin e Rrjollit në Velipojë, Rama poston foton e veçantë
Fshati Rrjoll në Velipojë të Shkodrës, i ndodhur mes lagunës, malit dhe detit, ofron një bukuri natyrore të rrallë. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga perëndimi magjik në Rrjoll të Velipojës, teksa dielli largohet ngadalë pas horizontit dhe duke pasqyruar në detin e kaltër nuancat e tij.
Plazhi i Rrjollit, që deri para pak vitesh njihej vetëm nga vendasit, tani po kthehet në një prej destinacioneve më të frekuentuara të Shkodrës gjatë verës.
Në juglindje të Velipojës, shtrihet një fshat i bukur dhe kryesisht i panjohur, Boks-Rrjoll, i cili së bashku me plazhin e tij të virgjër me ujërat e kristalta dhe rërën e mbushur me jod, e bëjnë këtë zonë të lakmueshme nga turistët.
KOHA JONË SONDAZH


