Përse kopsat e këmishave të meshkujve janë në krahun e kundërt me atë të femrave

Nëse jeni duke veshur një këmishë meshkujsh, atëherë e shihni se kopsat, si zakonisht, gjenden në anën e djathtë. Por, nëse është këmishë e femrave, pullat zakonisht gjenden në anën e majtë – e njëjta gjë mund të thuhet edhe për zinxhirët e xhaketave. Por përse është kjo dukuri? Shumë historianë besojnë se e kanë përgjigjen për pyetjen se përse pullat e këmishëve të meshkujve gjenden në anën e djathtë: Shpjegimi më i zakonshëm dhe më i besueshëm është se në kohërat e vjetra rrobat kanë qenë të dizajnuara edhe për të mbajtur armë të ndryshme. Chloe Chapin, historian i modës, tregon se ky stil ka origjinën në ushtri. Nëse keni një armë të fshehur nën këmishë, atëherë më e lehtë është për ju ta kapni atë me dorën dominante. Pra, nëse pullat janë në anën e djathtë, teorikisht ju mund ta fusni dorën e djathtë më lehtë në këmishën apo xhaketën tuaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?