Përvjetori i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA, Begaj: Uniforma e ushtarakut shqiptar është simbol i disiplinës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 60-vjetorit të themelimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës vlerësoi përkushtimin e efektivëve ushtarakë, personelit civil dhe vizionin e drejtuesve të cilët e kanë shndërruar sot këtë batalion në njësi elitë dhe të modernizuar të strukturave mbështetëse të Forcave të Armatosura.

Brezi i sotëm, trashëgon jo vetëm uniformën, por edhe nderin e atyre që shërbyen para jush, duke e mbajtur të gjallë frymën e përkushtimit ndaj atdheut. Kjo njësi si të gjithë Forcat e Armatosura, kanë hyrë në një epokë të re, më e motivuar në misionin e saj, më moderne në pajisje dhe aftësi dhe më e respektuar në shoqërinë shqiptare: Sot, uniforma e ushtarakut shqiptar është simbol i disiplinës, i përkushtimit dhe i dinjitetit kombëtar”, tha Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar misioneve brenda dhe dhe jashtë vendit Presidenti Begaj vlerësoi se: “Përmes disiplinës, profesionalizmit dhe përkushtimit të efektivëve tanë në misionet e NATO-s, të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, roli i Shqipërisë është forcuar dhe është bërë i dukshëm në arenën ndërkombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?