Plarent Ndreca paraqitet në SPAK, sot si i pandehur
Ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur këtë të enjte, 2 prill, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion. Këtë herë, jo si avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por në cilësinë e të pandehurit.
Ai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” gjatë kohës kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Akuzë, që i komunikua në tetor të vitit 2024.
Sipas SPAK, në periudhën 2019-2020, ka dyshime se Ndreca ka përfituar nga tenderi i rikonstruksionit të katër komisariateve në vend. Ai u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që pas auditimit të bërë, konstatoi fryrje të kostos reale të prokurimit publik, që përfshinte komisariatin e Mirditës, komisariatin, nr.4 të kryeqytetit, atë të Vlorës e Pogradecit.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?
Results
Vota totale: 2913

