Plas sherri mes Melanie dhe Ivankës në familjen Trump

Placeholder Image

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka marrë shpesh vajzën e tij të madhe Ivanka, si shoqëeruese në takime të ndryshme të tij duke shkaktuar tensione në familjen presienciale, shkruan Vanity Fair.

Në shkrimin e saj të sotëm, revista prestigjioze i referohet dy burimeve nga Shtëpia e Bardhë, të cilat konfirmojnë se Melanie dhe Ivanka nuk e honepsin njëra-tjetrën dhe se marrëdhënia e tyre është tejet e sforcuar.

I gjithë ky tension sipas revistës vjen për faktin se Melanie është zëvendësuar shpesh nga Ivanka në takimet zyrtare të Trumpit duke marrë edhe disa atribute të Zonjës së Parë, përcjell Albeu.com.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ivanka konsiderohet si fëmija i preferuar i Donaldit, fakt të cilin ai nuk e ka mohuar asnjëherë duke shfaqur raportin e tij të ngushtë me të edhe në publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ivanka është vajza e Ivanës, një shkrimtareje dhe biznesmeneje çeko-amerikane. Ivana është gruaja e parë e Donaldit dhe martesa e tyre zgjati nga viti 1977 deri në 1992.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?