FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Po talleni me shqiptarët”, opozita kërkon debat me mocion në Kuvend

Është mbledhur Kuvendi në seancë plenare, ku që në çelje PD ka kërkuar që të kalojë kërkesa e tyre për debat me mocion për programin qeverisës.

“Është e disata seancë që po talleni. Shqiptarët nuk mund të rrinë para ekranit dhe të shikojnë seanca përçudnuese 5-minutëshme, ndërkohë presin që kryeministri të flasë për programin e qeverisë”, u shpreh Flamur Noka.

“Do ndërpritet fjala nëse nuk jeni për procesverbalin”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam bërë kërkesë seancën e kaluar për rregulloren, e keni detyrim të na e vini në dispozicion. Neni 78, pika 2, i bën të pavlefshme mbledhjet e Kuvendit sepse nuk na keni vënë në dispozicion as propozimet dhe as rregulloren e ndryshuar që ju e keni  votuar. Ju bëj thirrje të shikoni rregulloren, se kërkesa jonë është e drejtë”, u shpreh deputeti i PD, Arjan Ndoja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rregullorja e re, më konfirmojnë shërbimet e Kuvendit, është shpërndarë për të gjithë deputetet, dhe për me tepër është në faqen e Kuvendit. Po do rishpërndahet sot”, iu përgjigj Peleshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?