Policët ikin nga Kryeministria, protestuesit qëndrojnë të qetë përballë godinës

Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë me protestues, ndërsa të rinjtë vijojnë tubimin përballë institucioneve, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve të raportuara gjatë protestës.

Pavarësisht tensioneve të forta me hedhje masive të gazit lotsjellës dhe të ujit, protestuesit u rikthyen në Bulevard dhe befasues është qëndrimi i Policisë së Shtetit, ku për disa orë e zbarzën Bulevardin, tani u tërhoqën plotësisht.

Pas largimit të efektivëve të policisë nga godina e Kryeministrisë, të rinjtë kanë qëndruar përballë saj, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa situata u tensionua pranë Ministrisë së Arsimit. Studentë dhe gjimnazistë kanë protestuar prej katër ditësh, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?