Policia e Shtetit apel nxënësve dhe prindërve: Qëndroni larg çdo situate të dhunshme

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga çdo akt dhune, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për garantimin e sigurisë publike.

Përmes një apeli drejtuar nxënësve, Policia e Shtetit kërkon që ata të mos përfshihen në veprime të dhunshme që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e tyre. Nxënësve u bëhet thirrje të largohen menjëherë nga çdo vend ku ushtrohet dhunë dhe të mos lejojnë që persona të tjerë t’i përfshijnë në situata të rrezikshme.

Një apel i veçantë u drejtohet edhe prindërve, të cilëve u kërkohet të tregojnë kujdes për fëmijët e tyre dhe t’i këshillojnë ata të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme. ”Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët”, thekson Policia e Shtetit në mesazhin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!

Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune! Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme! Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!

Një apel i veçantë për prindërit!

Kujdesuni për fëmijët tuaj! Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.

Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët! Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

Ju lutemi, bashkëpunojmë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?