Politikanë të majtë e të djathtë i japin lamtumirën ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi
Politikanë të majtë e të djathtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit profesorit të socialistëve, ish-kryetarit të Kuvendit dhe themeluesit të PS-së, Servet Pëllumbi.
Bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Arta Dade, Arben Malaj, grupi parlamentar socialist i sotëm e deri te kundërshtarët politikë në sallën e Parlamentit, ish-Presidenti Bamir Topi, Genc Ruli, Fatmir Mediu, vendosën kurora me lule në ceremoninë e përcjelljes së një prej politikanëve më me integritet që pas viteve ’90.
Të pranishëm ishin gjithashtu Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, ndërsa nga demokratët nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.


KOHA JONË SONDAZH

