Politikani hyn në qendër tregtare me Ferrari dhe dhuron spektakël

Politikani rus, Alexander Donskoy ka hyrë në një qendër tregtare në Moskë me makinën e tij, Ferrari dhe ka bërë spektakël për 20 minuta.

Ishin minutat e fundit kur qendra duhet të mbyllej, kur ai hyri dhe frikësoi punonjësit me lëvizjet e tij, ndërkohë që stafi i sigurisë u mundua që ta ndalonte një gjë të tillë.

46-vjeçari tha: “Ishte një performancë e këndshme, mënyra ime për të tërhequr vëmendje. Është për të ardhur keq se si jo të gjithë e morën si një lojë, pasi unë mendoj se kjo është një histori qesharake. Unë zgjodha kohën dhe vendin për të shmangur dëmtimin e dikujt. Unë nuk kërkova leje, por shoqëria jonë është aq konservatore sa nuk do ta kishin pranuar asnjëherë, pra kërkesa ime do të ishte refuzuar gjithsesi.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, nuk është bërë e ditur se cfarë ka ndodhur pasi policia ka mbërritur në vendngjarje. Alexander ka pranuar se është frymëzuar nga artistja, Marina Abramovic sepse ajo bën performanca që të gjithë i interpretojnë ndryshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shihni videon:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?