”Prania Besnike”, deputetja Mila në Gracen: Të dëgjojmë, të shënojmë dhe të kthehemi me përgjigje
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh lidhur me takimet e saj të përjavshme me qytetarët, në kuadër të ”Pranisë Besnike”.
Mila ka bërë të ditur se çdo të premte, në orën 17:00, zhvillon takime “sy më sy” me qytetarët, me qëllim dëgjimin e shqetësimeve dhe problematikave të tyre.
“BESIM-EMPATI-SHËRBIM-ANGAZHIM. Çdo të premte në 17.00, sy më sy për të dëgjuar, shënuar e për t’u kthyer pastaj me përgjigje”, shkruan deputetja.
Në fund të postimit, ajo ka falënderuar Gracenin për takimet e zhvilluara një ditë më parë.




