Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari uron nisjen e vitit të ri shkollor: E ardhmja e Shqipërisë fillon në bankat tuaja
Me nisjen e vitit të ri shkollor, prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka përcjellë një mesazh urimi për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, duke vënë theksin te rëndësia e një arsimi modern, cilësor dhe mbi të gjitha të sigurt. Përmes një postimi në Facebook, Hajdari uron nxënësit për një vit të mbarë dhe plot suksese, ndërsa nënvizoi nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe teknologjisë në shkolla. ”Fëmijët tanë meritojnë një shkollë moderne, me kushte më të mira, metoda bashkëkohore shkencore e digjitale dhe përdorimin e IA-së, ambiente sportive të mjaftueshme, baza eksperimentale, por mbi të gjitha një shkollë të sigurt”.
Postimi i plotë
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, sot nis një rrugëtim i ri, me ëndrra, dije dhe shpresa të reja. Ju uroj nga zemra një vit të mbarë dhe plot suksese!
Fëmijët tanë meritojnë një shkollë moderne, me kushte më të mira, metoda bashkëkohore shkencore e digjitale dhe përdorimin e IA, ambjente sportive te mjaftueshme, baza eksperimentale,por mbi të gjitha një shkollë të sigurt.
Si Prefekt i Qarkut Tiranë, përmes koordinimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve përgjegjëse, do të ndjekë me përkushtim zbatimin e masave të sigurisë, kamerave inteligjente, monitorimin e territorit me shërbim policor pranë shkollave.
Mirënjohje mësuesve për misionin e tyre dhe prindërve për përkushtimin!
Të dashur nxënës, ëndërroni, mësoni dhe besoni tek vetja. E ardhmja e Shqipërisë fillon në bankat tuaja të shkollës!
Suksese dhe një vit të mbarë shkollor.
KOHA JONË SONDAZH

