Prefekti Shkëlqim Hajdari: Angazhim i përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe në mbështetje të viktimave
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit. Gjatë vizitës, prefekti u njoh nga afër me punën që zhvillohet në këtë qendër, si dhe me rastet që marrin shërbime të specializuara. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtjen e viktimave dhe riintegrimin e tyre të suksesshëm në shoqëri.
Postimi i plotë
Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore! Mora pjesë në aktivitetin e organizuar në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit.
Gjatë aktivitetit, u njoha me rastet që marrin shërbim në këtë qendër dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtjen e viktimave dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
Gjithashtu, theksi u vendos te puna e institucioneve shtetërore dhe organizatave që kontribuojnë në identifikimin, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, duke nënvizuar se lufta kundër trafikimit kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe koordinim të të gjithë aktorëve përgjegjës.
Maria është një vajzë e re e trajtuar nga kjo qendër, sot nxënëse e Liceut Artistik dhe piktore e talentuar. Së shpejti, në Galerinë e Artit, në Prefekturën e Tiranës, do të hapim ekspozitën me punimet e saj.
Falënderoj të gjithë stafin e kësaj qendre për punën e përkushtuar dhe mbështetjen e vazhdueshme që u ofrojnë viktimave në rrugën e tyre drejt një jete të re.
KOHA JONË SONDAZH

