Prefekti Shkëlqim Hajdari nderon Nënë Terezën: Simbol i bashkimit dhe solidaritetit mes shqiptarëve!

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka përcjellë një mesazh nderimi dhe mirënjohjeje për figurën e shenjtë të humanizmit shqiptar.

Në emër të Prefektit të Qarkut Tiranë, Nënprefektja Sara Demrozi zhvilloi homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në nderim të Nënë Terezës, duke vlerësuar kontributin e saj të jashtëzakonshëm në shërbim të njerëzve në nevojë.

Në reagimin e tij, Hajdari e cilëson Nënë Terezën një simbol të bashkimit dhe solidaritetit mes shqiptarëve, ndërsa thekson se vepra e saj e ka bërë Shqipërinë të njohur në mbarë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përulemi me nderim dhe mirënjohje përpara figurës së jashtëzakonshme të Nënë Terezës, simbolit të dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë”, shprehet Hajdari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, mesazhi i Nënë Terezës për dashurinë, paqen dhe solidaritetin mbetet një vlerë universale dhe një frymëzim për shoqërinë.

“Vepra e saj është një dëshmi e fuqisë së dashurisë dhe humanizmit, ndërsa emri i saj mbetet krenari për çdo shqiptar. Nderim të përjetshëm Nënë Terezës!”, thuhet në mesazhin e Prefektit të Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?