Prefekti Shkëlqim Hajdari në Shëngjergj: Të përgatiten projektet e rrugëve, në fokus edhe një park lodrash

Prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari ka nisur turin e takimeve në të gjitha njësitë administrative të qarkut, me qëllim evidentimin nga afër të problematikave dhe shqetësimeve të komuniteteve lokale. Ndalesa e parë e këtij turi ishte në Shëngjergj, në një ditë festive të veçantë për banorët e zonës.

Në takim morën pjesë kryetari i njësisë administrative, Fatjon Balla, përfaqësues të administratës vendore, si dhe kryetarë të fshatrave, ku u zhvillua një diskutim i gjerë mbi problematikat, nevojat dhe mundësitë konkrete për zhvillimin e zonës.

Gjatë bashkëbisedimit, fokus i veçantë iu kushtua nevojës për pajisjen me mjete për reagimin ndaj situatave emergjente, asfaltimit të disa akseve kryesore rrugore që lidhin fshatrat dhe lehtësojnë aksesin e nxënësve drejt shkollave, si dhe problematikës së moslegalizimit të objekteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje fillova takimet nga Shëngjergji, me të gjithë njesitë administrative të Qarkut Tiranë, duke shkuar në secilën prej tyre, për të parë e dëgjuar të gjitha problemet e shqetesimet që kanë në njësitë e tyre. Takimi në Shëngjergj, përkoi edhe me një datë të shënuar festive për banorët e kësaj zone.

Me pjesëmarrjen e kryetarit z. Fatjon Balla, administratës së njësisë, si dhe kryetarëve të fshatrave, zhvilluam një diskutim gjithëpërfshirës mbi problematikat, kërkesat dhe mundësitë konkrete për përmirësimin e kësaj njësie dhe jo vetëm. Në fokus të diskutimit ishte gjetja e mundësive për pajisjen me mjete për reagimin ndaj situatave që kërkojnë ndërhyrje, asfaltimi i disa rrugëve kryesore që lidhin fshatrat dhe mundësojnë aksesin e nxënësve drejt shkollave.

Një problematikë tjetër e ngritur ishte moslegalizimi i objekteve. I kërkova që njësia të përgatisë projektet e rrugëve dhe materialet përkatëse për kërkesat e paraqitura, t’i ndjekë ato pranë institucioneve përgjegjëse, me qëllim hapjen e rrugës për zgjidhje dhe realizim konkret. Përparësi iu dha edhe mundësisë për krijimin e një parku lodrash për fëmijët e kësaj njësie, si e ardhmja e çdo komuniteti dhe e vendit tonë. Një falënderim i veçantë për mikpritjen dhe me bindjen se përmes bashkëpunimit, do të arrijmë të realizojmë ato që u diskutuan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?