Prefekti Shkëlqim Hajdari pret ambasadorin turk, dakordësi për zgjerimin e bashkëpunimit
Prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, priti në një takim zyrtar ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes. Gjatë takimit, palët zhvilluan bisedime në një atmosferë miqësore, të përqendruara në zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Prefekturës së Qarkut Tiranë dhe Prefekturës së Ankarasë. Sipas prefektit Hajdari, në kuadër të këtij bashkëpunimi është rënë dakord për zhvillimin e programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të përvojës në fusha të ndryshme të administratës publike, me theks të veçantë në menaxhimin e emergjencave civile. Shkëlqim Hajdari është një zyrtar korrekt e pasionant për Tiranën.
Postimi i plotë
Takim me Shkëlqësinë e Tij, Z. Barış Ceyhun Erciyes, Ambasador i Republikës së Turqisë në Shqipëri. Pata kënaqësinë të prisja për vizitë ambasadorin e një vendi mik, si Turqia. Diskutuam në frymë miqësore mbi bashkëpunimin, ndërmjet Institucionit të Prefektit të Tiranës dhe Prefektit të Ankarasë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Institucioni i Prefektit të Tiranës do të përfitojë programe trajnimi dhe shkëmbim përvoje në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në menaxhimin e emergjencave civile, si edhe në çështje të tjera të administratës publike.
U ra rakord, për një vizitë të Prefektit të Qarkut Tiranë tek Prefekti i Ankarasë (Valiu), për të nënshkruar nje marrëveshje bashkupunimi, ku Turqia merr përsipër të ndihmoj me trajtime, ekspertizë dhe mjete për punonjësit e agjensive që operojnë në fushën e emergjencave civile (zjarret, përmbytjet, tërmetet), marrja e pervojës më te mirë te organizimit e funksionimit të prefekturave në Turqi etj, fusha të bashkëpunimit.
Ky partneritet përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe thellimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në shërbim të qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

