Prefekti Shkëlqim Hajdari: Shërbim policor pranë çdo njësie të qeverisjes vendore në qarkun Tiranë
Këtë të premte janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit ndërinstitucional që synojnë forcimin e sigurisë publike në komunitet dhe rritjen e koordinimit mes institucioneve vendore dhe strukturave të Policisë së Shtetit.
Marrëveshjet janë firmosur ndërmjet pesë bashkive të Qarkut Tiranë, pesë strukturave të Policisë Bashkiake, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Sipas Prefektit të Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, kjo nismë garanton një bashkëpunim më efikas në fushën e sigurisë publike dhe krijon mekanizma të përbashkët për adresimin e problematikave të rendit dhe shqetësimeve të komunitetit.
Hajdari, bëri të ditur se Prefektura do të ndjekë, koordinojë dhe monitorojë zbatimin e marrëveshjeve në terren, për të garantuar realizimin e plotë të objektivave të tyre dhe funksionimin efektiv të strukturave të reja të policimit në komunitet.
Postimi i plotë
Këto marrëveshje, do të garantojnë një bashkëpunim efikas, në fushën e sigurisë publike në komunitet Marrëveshjet e Bashkëpunimit Ndërinstitucional janë nënshkruar ndërmjet 5 bashkive të Qarkut Tiranë, 5 strukturave të Policisë Bashkiake, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Këto marrëveshje shënojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të koordinimit mes institucioneve vendore dhe strukturave të sigurisë, me qëllim rritjen e efektivitetit në parandalimin e problematikave të rendit, adresimin e shqetësimeve të komunitetit dhe garantimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët.
Në zbatim të kësaj marrëveshjeje do të krijohen Grupet e Përbashkëta të Policimit në Komunitet, të cilat do të funksionojnë në çdo njësi administrative të Qarkut Tiranë, duke sjellë një qasje më të afërt, të koordinuar dhe të drejtpërdrejtë me komunitetin.
Procesi i zbatimit të marrëveshjes do të përfundojë në të gjitha njësitë administrative brenda datës 30 korrik, duke vendosur një standard të ri bashkëpunimi ndërinstitucional për sigurinë dhe rendin publik në Qarkun Tiranë Prefekti do të ndjekë, kordinojë e kontrollojë implementimin dhe zbatimin e tyre në teren.
KOHA JONË SONDAZH

