Prefekti Shkëlqim Hajdari vlerëson Rexhep Uka: Një thesar njerëzor dhe model unik në jetë
Prefekti i qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka ndarë një mesazh të veçantë vlerësimi për mikun e tij të hershëm, Rexhep Uka, duke e cilësuar atë si një figurë unike dhe një model në jetën e tij.
Në një tekst emocional dhe plot mirënjohje, Hajdari thekson se lidhja mes tyre daton që përpara lindjes së tij, për shkak të marrëdhënieve të afërta familjare dhe fqinjësisë ndër vite. Ai e përshkruan Ukën si një njeri që ka ndikuar thellësisht në formimin e tij personal dhe profesional.
”Për mua ka qenë një model që jam munduar ta kopjoj”,-shprehet Hajdari, duke vënë në dukje cilësitë e shumanshme të Ukës. Sipas tij, Rexhep Uka shquhet si një figurë e kompletuar në disa fusha: si politikan, patriot, akademik dhe mbi të gjitha si njeri. Ai e cilëson atë një “thesar njerëzor” jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe për shoqërinë dhe kombin shqiptar në tërësi.
KOHA JONË SONDAZH

