Presidenti Begaj pret Granoff: Nisma “Toka” synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff si dhe drejtuesit ekzekutivë të AADF-së. Takimi u fokusua në projektet më të fundit të këtij fondacioni, që synojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë, turizmit, arsimin e fëmijëve në fushën e inteligjencës artificiale, si edhe lidhjes së komunitetit të kërkuesve shkencorë të Diasporës me institucionet shqiptare.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i AADF-së midis akademikëve shqiptarë në diasporë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri përmes “READ Fellowship”, si edhe projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në dobi të sipërmarrësve dhe qytetarëve shqiptarë.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin jetëgjatë të këtij fondacioni, i cili ka dhënë rezultate të prekshme në shumë fusha të zhvillimit të vendit dhe që vijon këtë traditë aktualisht me 37 projekte në të gjithë sektorët me ndikim thelbësor në avancimin e këtij zhvillimi. Presidenti përgëzoi Granoff për nismën “Toka”, e cila synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sektori i bujqësisë ka nevojë të rrisë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, standardet e cilësisë dhe sigurinë ushqimore”, theksoi Presidenti i Republikës, e në këtë aspekt projekti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit sjell përmes ekspertizës dhe investimit një mbështetje për zhvillimin e fshatit dhe gjenerimin e të ardhurave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Begaj falënderoi krerët e fondacionit për arritjen e përfshirjes në UNESCO në një kohë relativisht të shkurtër në sajë të ekspertizës së thelluar të vlerave tona kombëtare, si: “Xhubleta” dhe “Lahuta”. Kreu i Shtetit vlerësoi nismat ambicioze për të shtuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s edhe elemente të tjera, siç janë: “Dollia”, “Moti i Madh”, “Plisi” dhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, të cilat janë tashmë pjesë e Regjistrit tonë Kombëtar të Trashëgimisë.

“Projektet tuaja janë të prekshne, të vlerësuara nga shqiptarët dhe institucionet. Rezultatet e tyre mund dhe duhet të shërbejnë si modele suksesi për t’u ndjekur”, theksoi Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?