FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj vizitë në Luginën e Preshevës, takime me faktorin shqiptar: Do jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve

Presidenti Bajram Begaj ka nisur një vizitë në Luginën e Preshëvës, ku ka zhvilluar takime me kryetarët e komunave në Preshëve e Bujanovc, si dhe me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, por edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar shqiptar, Enkel Rexhepin dhe përfaqësues të këtij Këshilli. Begaj shkruan në Facebook, se është pritur me flamurin Kombëtar shqiptar dhe me zemrat plotë, ashtu siç sipas tij, vëllau pret vëllanë. Begaj ka shkruar gjithashtu se vizita e tij po zhvillohet në kuadër të forcimit e bashkimit të faktorit shqiptar, si dhe për projektet që do të ndihmojnë rininë shqiptare vendase.

Postimi i plotë

Vizitova sot Luginën e Preshevës, ku jetojnë shqiptarë në trojet e veta, fatkeqësisht jashtë trupit amë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pritën me flamur e zemrat plot dashuri, si vëllai pret vëllanë. Biseduam me kryetarët e komunave, Ardita Sinani dhe Arbër Bajazitin, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepin, për adresimin e shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës, për forcimin e bashkimit të faktorit shqiptar, si edhe për projektet që do të ndihmojnë rininë e këtushme.

Swiss Digital Mobile Reklama

I inkurajova liderët politikë të kësaj treve të bashkohen sa herë bëhet fjalë për interesin kombëtar, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Si President i Republikës së Shqipërisë, u garantova mbështetjen e Shqipërisë për adresimin e çështjes së Luginës së Preshevës, përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimin për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe të simboleve kombëtare.

I sigurova se do të vazhdoj të jem, si deri më tani, avokat i tyre, avokat i të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Luginës në çdo institucion dhe kancelari ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?