Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prishja e ndërtimeve pa leje, ministri Manja: Betejë për territorin dhe Shqipërinë evropiane. Rama nuk po sulmon askënd

Lajme E shtunë, 30 Gusht 2025 19:05
Prishja e ndërtimeve pa leje, ministri Manja: Betejë për territorin dhe Shqipërinë evropiane. Rama nuk po sulmon askënd
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në gjithë territorin e Shqipërisë, nuk është një tekë e kryeministrit Edi Rama, por një betejë për territorin dhe Shqipërinë evropiane.

Në një postim të gjatë në Facebook, Manja nënvizon se sot më shumë se kurrë kjo nuk është vetëm beteja e qeverisë, por e çdo qytetari që do të jetojë në një vend normal, në një Shqipëri të qytetëruar, të barabartë me Evropën. ”Edi Rama ka mandat popullor për të qenë në krahun e së mirës së përbashkët. Dhe në këtë betejë ai i ka ftuar të gjithë: prokurorinë, gjyqësorin, çdo qytetar që beson se nuk ka Shqipëri europiane mbi themelet e kaosit.

Ai nuk po sulmon askënd; përkundrazi, po i thërret të gjithë në luftë kundër paligjshmërisë. Sepse një ndërtim pa leje është i paligjshëm edhe në pronën tënde, jo më në tokën e përbashkët apo në pronën e tjetrit”,-shkruan Manja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë

Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane! Që në momentin kur nisi prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, shumëkush mendoi se kjo ishte një tekë vere e Edi Ramës. Një lojë politike, një manovër për të tërhequr vëmendjen e publikut nga temat e ditës apo aktualiteti politik. Por koha po tregon, dhe do të tregojë deri në fund, se nuk është as kështu e as ashtu. Kjo është një betejë vizioni. Një betejë që lidhet drejtpërdrejt me horizontin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sepse është fare e thjeshtë. Dhe këtë më mirë se kushdo e dinë shqiptarët që jetojnë e punojnë prej dekadash në vendet e BE-së: në Europë nuk hyhet me ndërtime pa leje, me kioska dhe tenda metalike që zaptojnë hapësirën publike, që bllokojnë hyrjet e pallateve, me qoftehane mbi trotuarë, me tarraca pallatesh të kthyer në bahçe apo pemtore të paligjshme, me ndërtues që shesin tre herë të njëjtin apartament, me kasapë që therin bagëti pas dyqanit në mes të qytetit, me varreza makinash, me karburante të braktisura buzë çdo rruge kombëtare, me plehra që hidhen sa andej e këtej në çdo cep të Shqipërisë, pa pyetur fare për ndotje mjedisi apo prishje imazhi turizmi. Shkurt, në BE nuk shkohet me shtet rrumpallë, por me shtet rregullash, institucione të përgjegjshme dhe sundim ligji.

Mund t'ju interesojë

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Para 29 minutash
168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Para 38 minutash
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 54 minutash

Prandaj të gjithë ata “vajtues publikë” që përpiqen ta paraqesin këtë operacion si një konflikt personal mes kryeministrit dhe qytetarëve, mes qeverisë dhe drejtësisë, apo si hakmarrje politike ndaj individëve e bizneseve, nuk bëjnë gjë tjetër veçse helmojnë publikun. Në fakt, ata janë tregtarët e paligjshmërisë, që duan të mbajnë gjallë kaosin, sepse vetëm aty gjejnë oksigjenin e tyre politik dhe ekonomik. E vërteta është krejt tjetër: në territor sot po ndeshen dy palë dhe vetëm dy — interesi publik dhe paligjshmëria e kthyer në mentalitet.

Në këtë betejë, Edi Rama ka mandat popullor për të qenë në krahun e së mirës së përbashkët. Dhe në këtë betejë ai i ka ftuar të gjithë: prokurorinë, gjyqësorin, çdo qytetar që beson se nuk ka Shqipëri europiane mbi themelet e kaosit. Ai nuk po sulmon askënd; përkundrazi, po i thërret të gjithë në luftë kundër paligjshmërisë. Sepse një ndërtim pa leje është i paligjshëm edhe në pronën tënde, jo më në tokën e përbashkët apo në pronën e tjetrit.

Si mundet, pra, që dikush që ngrihet në krah të ligjit të akuzohet si intimidues? Si mund të quhet cenim i drejtësisë kur thua thjesht: mos na pengoni të pastrojmë vendin nga ndërtimet pa leje dhe nga çdolloj paligjshmërie tjetër? Që nga Roma e lashtë kemi trashëguar një postulat të hekurt: “Ex iniuria ius non oritur” nga padrejtësia nuk lind e drejta. Dhe ky është thelbi: një gjë e paligjshme, një pronë e grabitur, një ndërtim pa leje, nuk mund të bëhet kurrë e ligjshme, kurrë jotja.

Prandaj nëse ka përplasje sot, ajo nuk është Rama kundër drejtësisë, as Rama kundër qytetarëve, por e mira kundër së keqes. Dhe në këtë betejë, mandati i katërt është zotimi për të vendosur kontroll mbi territorin me çdo mjet ligjor, për t’i dhënë fund kaosit dhe ndotjes jo vetëm në hapësirat publike, por edhe në mentalitetin e atyre që ende mendojnë se janë mbi ligjin. Është e thjeshtë krejt! Dhe sot, më shumë se kurrë, kjo nuk është vetëm beteja e qeverisë. Është beteja e çdo qytetari që do të jetojë në një vend normal, në një Shqipëri të qytetëruar, të barabartë me Europën. Kush mbron paligjshmërinë, mbron prapambetjen. Kush ngrihet për ligjin, ngrihet për të ardhmen. Shqipëria e 2030 nuk ndërtohet mbi rrumpallë, por mbi drejtësi, rregulla dhe respekt të interesit publik.

Etiketat e lidhura

manja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 17 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 28 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 29 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 38 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.