Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 12:22 Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka dalë në konferencën për shtyp në “Shtëpinë e Futbollit”, në prag të dy ndeshjeve të fundit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Progres-Raporti nga Komisioni Europian/ Shqipëria kalon kriteret themelore, Brukseli kritikon qeverinë dhe opozitën

Lajme E mërkurë, 4 Nëntor 2026 14:56
Progres-Raporti nga Komisioni Europian/ Shqipëria kalon kriteret themelore, Brukseli kritikon qeverinë dhe opozitën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni Europian ka publikuar këtë të mërkurë Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2026, ku krahas problematikave në funksionimin, evidenton edhe një sërë vlerësimesh pozitive për vendin. Në raport theksohet se Shqipëria ka përmbushur kriteret e ndërmjetme të kërkuara nga Bashkimi Europian në grupin e kapitujve të negociatave që lidhen me çështjet themelore, përfshirë drejtësinë, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

“Autoritetet shqiptare ruajtën angazhimin e tyre të vendosur ndaj objektivit strategjik të integrimit në BE si përparësia kryesore e vendit, me synimin për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027. Ruajtja e ritmit do të kërkojë realizimin e shpejtë të reformave cilësore që lidhen me BE-në”, thuhet në dokument. Komisioni Europian vlerëson përparimin në reformën në drejtësi, përfundimin e procesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe rezultatet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Vlerësime pozitive ka edhe për luftën kundër krimit të organizuar, ecurinë e ekonomisë, rritjen e turizmit dhe sektorë të tjerë si energjia, arsimi, doganat dhe shërbimet financiare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa i përket ekonomisë, Komisioni konstaton se Shqipëria ruajti ritmin e fortë të rritjes gjatë vitit 2025, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe turizmi. Ky i fundit ka ndikuar edhe në uljen e deficitit të llogarisë korrente në nivelin më të ulët historik. Raporti evidenton gjithashtu uljen e raportit të borxhit publik, përmirësimin e tregut të punës dhe qëndrueshmërinë e sektorit bankar. Në fushën e drejtësisë, Komisioni vlerëson përfundimin e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar se ky proces ka forcuar pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin e sistemit gjyqësor. Ndërsa SPAK vlerësohet për pavarësinë dhe rezultatet konkrete në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Raporti evidenton gjithashtu përparim në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në zhvillimin e kapaciteteve hetimore të prokurorisë, luftën kundër pastrimit të parave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Vlerësime pozitive ka edhe për energjinë, arsimin dhe kulturën, doganat, lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtën e shoqërive tregtare, pronësinë intelektuale dhe politikat për ndërmarrjet dhe industrinë, sektorë në të cilët Shqipëria vlerësohet me nivel të mirë përgatitjeje.

Mund t'ju interesojë

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit

Para 22 minutash
Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS

Para 34 minutash
Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Para 56 minutash

Megjithatë, përtej këtyre vlerësimeve, Komisioni evidenton problematika në funksionimin e institucioneve demokratike, ndërhyrjet politike në drejtësi, korrupsionin dhe lirinë e medias. Komisioni Europian ka publikuar këtë të mërkurë, më 4 nëntor, Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2026, ku vlerëson përparimin në procesin e integrimit europian, por evidenton problematika në funksionimin e institucioneve demokratike, ndërhyrjet politike në drejtësi, korrupsionin dhe lirinë e medias. Në raport theksohet se Shqipëria ka përmbushur kriteret e ndërmjetme të kërkuara nga Bashkimi Europian në grupin e kapitujve të negociatave që lidhen me çështjet themelore, përfshirë drejtësinë, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike

“Autoritetet shqiptare ruajtën angazhimin e tyre të vendosur ndaj objektivit strategjik të integrimit në BE si përparësia kryesore e vendit, me synimin për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027. Ruajtja e ritmit do të kërkojë realizimin e shpejtë të reformave cilësore që lidhen me BE-në”, thuhet në dokument.

Sa i përket funksionimit të demokracisë, Komisioni Europian vëren se mungesa e dialogut politik dhe përplasjet ndërmjet shumicës dhe opozitës kanë vijuar të kufizojnë efektivitetin e Kuvendit. “Mungesa e dialogut të mirëfilltë politik dhe e aktiviteteve të konsultimit publik, si dhe përplasjet ndërmjet shumicës qeverisëse dhe opozitës, vazhduan të kufizojnë efektivitetin e tij. Kuvendi gjithashtu nuk zbatoi disa vendime të Gjykatës Kushtetuese”, thekson raporti.

Komisioni evidenton gjithashtu refuzimin sistematik të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe politizimin e emërimeve në organet kushtetuese dhe institucionet e pavarura. “Paraqitja e shpeshtë e nismave ligjore nga Këshilli i Ministrave, refuzimi sistematik i kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe politizimi i emërimeve në organet kushtetuese ose institucionet e pavarura kontribuuan të gjitha në kufizimin e mbikëqyrjes së qeverisë nga Kuvendi”, thuhet në raport.

Në dokument kërkohet urgjentisht një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, veçanërisht përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027. “Kuadri ligjor dhe institucional lidhur me zgjedhjet është përgjithësisht i përshtatshëm. Megjithatë, disa rekomandime të kahershme të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias mbeten të patrajtuara. Nevojitet urgjentisht një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, veçanërisht përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027”, vlerëson Komisioni.

Një pjesë e raportit i kushtohet edhe protestave qytetare që kanë nisur prej majit 2026 dhe protestave studentore të tetorit. “Ky është mobilizimi më i madh qytetar në Shqipëri që prej tranzicionit demokratik të vendit, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës që iu bashkuan protestës në kulmin e saj. Duke u mbështetur në lëvizjen qytetare, në tetor 2026 u zhvilluan protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave ndodhën incidente të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe Policisë së Shtetit shqiptar. Deri tani nuk është zhvilluar asnjë dialog. Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t’u angazhuar në dialog konstruktiv”, thuhet në dokument.

Për sistemin e drejtësisë, Komisioni Europian vlerëson përparimin e bërë me reformën e vitit 2016 dhe përfundimin e procesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët. “Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016. Procesi i rivlerësimit kalimtar për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët përfundoi plotësisht pas përmbylljes së fazës së ankimit, duke forcuar më tej pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin në sektorin e drejtësisë”, thuhet në raport. Megjithatë, Komisioni ngre shqetësime për përpjekjet e zyrtarëve dhe politikanëve për të ndikuar në sistemin gjyqësor. “Përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi sistemin gjyqësor, përfshirë SPAK-un, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve, vazhduan gjatë periudhës së raportimit”, theksohet në dokument.

Ndërkohë, SPAK vlerësohet për rezultatet në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vazhduar të demonstrojë pavarësi dhe të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, duke bërë përparim të prekshëm drejt krijimit të një historiku të qëndrueshëm rezultatesh në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në raport. Megjithatë, Komisioni thekson se korrupsioni vijon të mbetet një sfidë reale për Shqipërinë. “Ndikimi real i këtyre dhe masave të tjera parandaluese ndaj korrupsionit mbetet për t’u dëshmuar, duke marrë parasysh hetimet në vazhdim për korrupsion të nivelit të lartë”, thuhet në dokument.

Komisioni kërkon gjithashtu forcimin e hetimeve, ndjekjeve penale dhe gjykimeve, si dhe sigurimin e më shumë dënimeve të formës së prerë. “Të forcojë dhe konsolidojë më tej rezultatet në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit dhe të sigurojë më shumë dënime të formës së prerë, veçanërisht në çështjet e profilit të lartë”, është një prej rekomandimeve. Kritika ka edhe për lirinë e medias. Sipas raportit, Shqipëria ofron garanci ligjore të pamjaftueshme për lirinë e shprehjes. “Shqipëria ofron garanci ligjore të pamjaftueshme për lirinë e shprehjes, ndërsa mjedisi në të cilin veprojnë mediat duhet të përmirësohet, në mënyrë që ato të punojnë lirshëm, në mënyrë të pavarur dhe profesionale”, vlerëson Komisioni.

Raporti evidenton gjithashtu ndikimin e lidhjeve politike dhe ekonomike në pavarësinë e medias. “Pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga depërtimi ekonomik në tregun mediatik i grupeve të biznesit me lidhje politike dhe nga ndërthurja e interesave politike, të biznesit dhe interesave të tjera, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë së mediave, si dhe frikësimi dhe fushatat denigruese, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët”, thuhet në raport. Në fushën e administratës publike, Shqipëria vlerësohet mesatarisht e përgatitur, ndërsa Komisioni kritikon përdorimin e akteve normative nga qeveria për ndryshimet buxhetore.

“Megjithatë, qeveria vazhdoi të miratojë rishikime të buxhetit përmes akteve normative, pa mbikëqyrje parlamentare. Konsultimet publike nuk u zhvilluan rregullisht në mënyrë efikase dhe nuk u pasuan nga veprimet e duhura”, theksohet në dokument. Sa u përket të drejtave themelore, Komisioni evidenton problematika në kushtet e burgjeve, të drejtën e pronës dhe mbrojtjen e pakicave. “Ritmi i përparimit në reformën e burgjeve nuk ka qenë në përputhje me nivelin e kërkuar të ambicies dhe kushtet brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit vazhdojnë të kërkojnë vëmendje të kujdesshme. Duhet të përmirësohet gëzimi efektiv i së drejtës së pronës dhe i të drejtave të personave që u përkasin pakicave”, thuhet në raport.

Komisioni kërkon gjithashtu përfundimin e regjistrimit fillestar të tokës, digjitalizimin e titujve të pronësisë dhe hartave kadastrale, si dhe përshpejtimin e procesit të kompensimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Për Planin e Rritjes së Bashkimit Europian, Komisioni konstaton se Shqipëria ka përmbushur 33 nga 66 hapat që duhej të realizoheshin deri në dhjetor 2025. “Deri tani, Komisioni ka arritur në përfundimin se Shqipëria ka përmbushur 33 nga 66 hapat që duhej të realizoheshin deri në dhjetor 2025. Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të konsiderueshëm në shumicën e hapave të tjerë”, thuhet në dokument. Në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, Shqipëria ka në dispozicion mbi 920 milionë euro në grante dhe kredi. /TCH/

Etiketat e lidhura

komisioni europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit
Para 22 minutash

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS
Para 34 minutash

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë
Para 46 minutash

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari
Para 53 minutash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 16 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 23 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.