Prosperiteti, Shqipëria e 83-­ta në botë. Ia kalon vetëm Bosnjës

 

Raporti i Prosperitetit të vitit 2015 vë në pah karakteristikat e munguara të Shqipërisë, që e bën atë të pozicionohet në vendin e 83 nga 142 shtete në botë, në një zonë të portokallinjtë, shumë pranë “të kuqes” alarmuese…

Norvegjia rezulton shteti më me prosperitet për të shtatin vit radhazi, sakaq që fqinjët e tij, si Danimarka dhe Suedia renditet në 5­-shen më të mirë në botë. Këto shtete skandinave marrin këtë rezultat duke u bazuar në kritere si edukimi, mundësitë e të bërit biznes, ekonomia, shëndeti, siguria dhe kapitali njerëzor.

Po Shqipëria? Sipas rankimit ndër vite, vendi ynë duket se kishte bërë disa hapa pozitivë, ndërsa viti 2015 sheh rënie me një shkallë. Duke u bazuar në studimet e mëparshme, renditja ka qenë: vitit 2012 Shqipëria renditej e 92 ndër 142 ekonomi botërore; në vitin 2013 në vendin e 83, në vitit 2014 në vendin e 84 dhe këtë vit e 83­ta. Sipas kritereve të vlerësimit, vendi ynë duket se performancën më të keqe e ka në kapitalin njerëzor, e renditur e 138 në botë, e ndjekur më pas nga ekonomia në tërësi, e 109­-ta. Në qeverisje renditemi të 91­tët në botë; mundësitë e të bërit biznes të 73 në botë (sërish më ulët se sa rajoni, Mali i Zi e 62-­ta; Maqedonia e 65­-sa).

Për edukimin, jemi në vendin e 71, shëndeti në 65 dhe një renditje më të mirë kemi për sigurinë, të 4tët në botë. Në një krahasim me rajonin, Shqipëria ka renditje të ulët, teksa vetëm rankimi i tre shkallëve më pak të Bosnje dhe Hercegovinës, e “shpëton” vendin tonë nga të qenit më keq në renditje. Mali i Zi rezulton shteti me performancën me të mirë, e 60­ta në botë, ndërsa Maqedonia e renditur në zonën e verdhë, e 65-­ta në botë. Pas saj, vjen Serbia, me një renditje 73 nga 142 vende, plot 10 vende sipër Shqipërisë. Raporti i Prosperitetit është një raport i përvitshëm që kryhet nga Legatum Intitute, një shoqatë jofitimprurëse britanike.

SHKARKO APP