Protesta ”mbyll” Parlamentin, mësohet se kur do të mblidhen sërish deputetët
Protestat e ditëve të fundit shoqërohen me shtyrjen e seancës plenare. Kuvendi njofton se deputetët do të mblidhen sërish më 22 tetor.
Seanca plenare e parashikuar për t’u zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë është shtyrë nga frika e trazirave, ndërsa në Tiranë dhe në zona të tjera të vendit vijojnë protestat e të rinjve, të cilat kanë hyrë në ditën e tretë.
Gjatë tubimeve janë regjistruar dëmtime të infrastrukturës rrugore, ku janë prekur semaforë, tabela sinjalizuese dhe reklama përgjatë rrugëve. Po ashtu, disa institucione shtetërore janë vënë në shënjestër të protestuesve, ndërsa në disa prej tyre janë raportuar zjarre.
Në këtë situatë, Kuvendi ka bërë të ditur datën e re të zhvillimit të seancës plenare. Sipas njoftimit, mbledhja e radhës do të mbahet më 22 tetor, në orën 10:00.


