Rama ndodhet në zyrë, protestuesit zhvendosen te hyrja e Kryeministrisë: Mos na provoko
Protesta në ditën e 135-të para godinës së Kryeministrisë është shoqëruar edhe me bllokimin e rrugës nga protestuesit, të cilët janë pozicionuar pranë hyrjes së institucionit qeveritar.
Kjo lëvizje erdhi pasi një nga bashkë-organizatorët e protestës, tha se kryeministri Edi Rama, ndodhet në zyrë. Nga ana tjetër bllokimi i rrugës ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në zonën përreth, ndërsa pritet të shihet se si do të vijojë situata në terren.
“Kryeministri për të na provokuar ne vjen në zyrë kur protestojmë ne. Marshojnë paqësisht, ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Afrohemi drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë, paqësisht. Kryeministria është e jona, Bulevardi është i yni” ,-tha aktivisti Edison Lika.

